Kurti pas deklaratave të Çanak: S’ka paqe përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve

Kreu i LVV, Albin Kurti ka reaguar pas një deklarate të politikanit serb të dhënë së fundmi në lidhje me varrezat massive të shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb, shkruan Kosova Post.

Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se familjet në Kosovë janë duke i kërkuar ende më të dashurit e tyre,  duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar se asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet për sa kohë që Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve të ekzekutuar dhe kidnapuar.

“Në një debat në një televizion të Serbisë, Nenad Canak thotë se kur ministri i Policisë, Dusko Mihajlovci thotë s’mund të flej. Më duhet ta ndajë këtë me ju. Ne kemi gjetur 16 varre masive në Serbi. Familjet në Kosovë po kërkojnë ende për më të dashurit e tyre, duke shpresuar se ata mund të gjinden një ditë. Asnjë paqe e qëndrueshme s’mund të arrihet përderisa Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve që ata ekzekutuan dhe kidnapuan”, ka shkruar Kurti.