ARKIVA

Kjo ishte shqiptarja më me ndikim në oborrin e Sulltanit

Në mesin e shumë sulltaneshave që jetuan në pallatin mbretëror në Turqi, ishte edhe një shqiptare nga fshati Rez i Dukagjinit. Ajo ishte sulltanesha Safije, gruaja e sultan Muratit.


Sulltaneshat jo domosdosgmërisht ishin turke, si rasti i shqiptares së Dukagjinit, e cila për një kohë u bë ndër sulltaneshat më me ndikim në historinë e Perandorisë Osmane.

Sulltaneshë Safija ishte bashkëshortja e Sulltan Murat 3 dhe një nga figurat më eminente të asaj kohe. Ajo lindi në vitin 1550. Në moshën 13-vjeçare ajo u prezantua para Sulltanit nga Sulltanesha Husmah (mbesa e Sulltanit të madhërishëm).

Asaj iu vendos emri Safiye që do të thotë “e pastër” dhe u bë konkubinë e Sulltan Muratit. Në vitin 1566 Sulltaneshë Safija lindi Mehmetin 3, po në këtë vit vdiq edhe Sulltani i madhërishëm. Shqiptarja lindi 4 fëmijë me Sulltan Muratin.

Sulltaneshë Safija ishte bashkëshortja e Sulltan Murat 3 dhe një nga figurat më eminente të asaj kohe

Ajo erdhi nga një fshat shqiptar në Stamboll dhe u bë gruaja më e dashur e Sulltan Muratit III. Safija i liroi shumicën e të burgosurve, i dha urdhër një eunuku që të mos i ekzekutojë prostitutat, vuri në dispozicion pasurinë e saj për rregullimin e topave për luftë.

Por kapitulli më mahnitës i karrierës së saj është korrespondenca dhe bashkëpunimi me Mbretëreshën e Anglisë, Elisabeth I., e cila i dërgoi shumë dhurata, mes tyre një pajton (araba) prej ari dhe një mace të zezë angleze. Nga sundimtarja angleze Safija kërkoi grim për fytyrë dhe duar.