LajmeTë fundit

Osmani tregon numrin e ministrive dhe skenarin për ndarjen e tyre

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se janë marrë vesh me VV’në që do të jenë vetëm 12 ministri në qeverinë e ardhshme.

Ky ishte një premtim i këtyre dy subjekteve para zgjedhjeve.

Po ashtu, Osmani tregon një skenar të uljes së numrit të ministrive.

“Ministria e Financave do të mbesë vetëm”, tregon një skenar Osmani.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të bashkohet me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe disa ministri tjera. Infrastruktura mbetet vetëm. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësiror do bashkohen. Po ashtu është një skenar ku Ministria e Administratës Publike me MAPL shkrihen. Ministria e Ushtrisë mbesë vetëm, Bujqësia jo, ajo do bashkohet dikund”

“Dy ministri do të jenë për komunitete, dhjetë për ne. Por nuk kemi vendosur për cilat ministri do ua lëshojmë minoriteteve”, tregon ajo.

Po ashtu Vjosa Osmani thotë se do të jenë dy zëvendësministra për secilën ministri për shkak të punës së madhe që do të jetë në dikastere.