Kosova “leksion” Shqipërisë, zgjeron doganën e Morinës
Në doganën e Kosovës, në kufirin me Shqipërinë është inauguruar sot një investim i ri, që zgjeron kapacitetet përpunuese të automjeteve. Rivitalizimi i pikës kufitare të Vërmicës, pritet të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit.
Kjo është një nga pikat më të madha kufitare. Sipas ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, kjo ndërhyrje ka ardhur edhe për shkak të qytetarëve që duan të lëviznin për shkaqe turistike por edhe nga bizneset, të cilët shkëmbejnë mallra mes dy vendeve. Kjo është një dëshmi e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Më vjen mirë që pas një bashkëpunimi m e qeverinë e Shqipërisë po e bëjmë rivitalizimin e këtij segmenti që do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit ndërmjet të dy vendeve. Edhe ky segment rrugor është një dëshmi që jeni të interesuar të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ajo që na ka mbetur është ana e Shqipërisë, kërkoj që të veprohet shumë shpejt që të jetë si në anën e Kosovës. Ne jemi një popull që e kemi një gjuhë dhe për neve kjo do të konsiderohet e rëndësishme”, tha Lekaj.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi tha se kjo institucionet e Kosovës kanë realizuar këtë projekt në kohë rekorde. Ai më tej ka shtuar se Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë me projekte të tjera duke eliminuar edhe barrierat e pakat që ekzistojnë.
“Ju falënderoj që në një kohë rekord të arrihet të rivilitaliziohet ky segment. Investimi ka ardhur si rezultat i presionit që bëhet nga qytetarët dhe bizneset, të cilët këtë vit krahasuar me vitin e kaluar në të dy anët e kufirit ka qenë 30% më i lartë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar që numri i vizitorëve që mësynë Shqipërinë është rritur me 55%. Prandaj ne do të duhet t’i përgjigjeshim kësaj kërkesë të tregut të qytetarëve. të krijojmë hapësira lehtësuese për bizneset dhe për qytetarët”, ka thënë Minxhozi.