Lajme

Tifozët sllav të Bratisllavës: Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë

Feronikeli u mposht nga Sllovan Bratislava me rezultat 2-1 në ndeshjen e rundit të tretë të Europa League.

Tifozët vendase gjatë gjithë ndeshjes kanë bërë fyerje raciste kundrejt lojtarëve të Niklit, shkruan Indeksonline.

Një baner i shpalosur në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes ka qenë skandaloz në përmbajtjen e tij.

“S‘ka tradhti, nuk shitet Kosmet as toka e shenjtë serbe”, shkruhet në banerin e zbuluar.

Ky është skandal dhe UEFA në bazë të rregullores së saj pritet të shqiptoj dënim të rëndë për skuadrën sllovake.

Kujtojmë se trajneri serb dhe dy futbollist nga komshinjtë verior nuk pranuan të luajnë kundër Feronikelit.