Konfirmohen edhe 2 raste të reja me Covid-19 në Preshevë
Driton Salihu drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se edhe dy raste të reja të pacientëve kanë dalur pozitiv në Preshevë me Covid-19, transmeton Ministria e Lajmeve.
Njoftimi i Salihut :
Në 48 orët e fundit, në PCR testet e tona që i kemi dërguar në ISHP edhe 2 persona kanë dalë pozitiv në Covid-19!
Janë kontrolluar 18 persona, ndërsa sot janë regjistruar 3 pacientë me gjendje të rëndë Pneumonie
Mos e fshehni sëmundjen, lajmrohu në Covid Ambulantën e shtëpisë së shëndetit në Preshevë
Mbajeni maskën dhe distancën sociale!