Të fundit

Komuna e Bujanocit shpall konkurs për bizneset egzistuese dhe ‘start up’

Për qëllime të përkrahjes së bizneseve dhe punësimit, aktuale janë këto konkurse, për të cilët mund të aplikojnë të interesuarit nga komuna e Bujanocit:

KONKURSI NGA BUXHETI I KOMUNËS SË BUJANOCIT

➡️ Komuna e Bujanocit ka ndarë 24 milionë dinarë për përkrahjen e biznesit lokal, nga to:

18 milionë për bizneset ekzistuese
6 milionë për ata që dëshirojnë të themelojnë biznesin
Afati i fundit për paraqitje: 31.05.2022

KONKURSI NGA TRUPI KOORDINUES

➡️ Trupi Koordinues ka ndarë 16.600.000,00 dinarë për subvencionimin e bizneseve nga komuna e Bujanocit.

Vlera minimale e subvencionimit 300.000,00 dinarë, maksimalja 3.000.000,00 dinarë.

Afati i fundit për paraqitje 10.06.2022.

KONKURSI NGA PROGRAMI I BASHKIMIT EVROPIAN EU PRO +

➡️ Në mesin e 99 komunave në Serbi, edhe bizneset nga komuna e Bujanocit mund të aplikojnë. Vlera e mundshme e subvencionimit, prej 10.000 € – 40.000 €.

Afati i fundit për aplikim 30.06.2022.