LajmeTë fundit

Vjen diplomati SHBA-ve që “përfundon” punët në Ballkan

Sipas B92 Filip Riker vjen me qëllim të normalizimit të çështjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, të ndihmojë pranimin e Shqipërisë në BE dhe të konsolidoj doktrinën e re gjeo-ekonomike në Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor.

Diplomati dhe eksperti amerikan i çështjeve Ballkanike, Philip Riker, vjen si pasues i Wess Mitchell-it si Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përgjegjës për çështjet Europiane dhe euroaziatike

Mediet greke shkruajnë se ai vie në këtë post me bekimin e Ambasdës Amerikane në Greqi.

Riker, është njëra ndër figurat e cila e përkrah fuqishëm thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes SHBA-së dhe Greqisë.

Në bazë të paraqitjeve të tij publike thuhet se ai po vjen për të forcuar lidhjet ekonomike dhe të mbrojtjes.

Sipas B92 Filip Riker vjen me qëllim të normalizimit të çështjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, të ndihmojë pranimin e Shqipërisë në BE dhe të konsolidoj doktrinën e re gjeo-ekonomike në Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor.

Është njohës i dorës së parë të problemeve të rajonit dhe njihet si njeri që “përfundon punët” e cila po ashtu përforcon bindjen e realizimit të tubacionit të gazit EastMed që lidh rrjetin grek me Ballkanin.

Riker tani më 54 vjeçar, në vitin 1999 ishte zëdhënës i të dërguarit amerikan Christofer Hill në çështjen e luftës së Kosovës dhe bisedimet në Rambuje. Nga viti 2008 deri 2011 ishte ambasador amerikan në Maqedoni dhe nga 2011 deri 2013 Zëvendës Ndihmës Sekretar për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike…