Komuna e Preshevës në mesin e “top 5” qyteteve në Serbi për vaksinimin e qytetarëve
Presheva në “TOP 5” në Serbi për vaksinimin e personave mbi 75 vjet.
Statistikat e fundit zyrtare të publikuara nga Enti për shëndet publik dhe Qeveria e Serbisë, komuna e Preshevës është radhitur në Top 5 komunat në Serbi për vaksinimin e personave më të rrezikuara, ata me moshë mbi 75 vjet.
Sipas këtyre të dhënave, Presheva ka vaksinuar 55.09% të popullatës me moshë mbi 75 vjet.
Deri tani në komunën e Preshevës janë dhënë 3500 doza.
Në Serbi janë dhënë 2.638.805, rreth 2 milionë apo 75% janë nga kompania Sinofarm ndërsa vendin e dytë Pfizer me 250.000 doza.