Lajme

Zemaj: Gjatë muajit mars arrijnë 33 mijë vaksinat e para anti-covid, në prill arrijnë edhe 67 mijë tjera

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për vaksinat e para anti-covid.

Ai tha se shumë shpejt do të vijnë në Kosovë këto vaksina. Sipas tij, gjatë muajit mars 33 mijë vaksina do të vijnë nga Covax.

Ndërsa në prill do të arrijnë 67 mijë vaksina tjera poashtu nga Covax.

”Pra, në muajin mars dhe prill do të arrijnë pra në total 100 mijë vaksina”, tha ai në Kanal 10, raporton Gazeta Blic.

Duke e arsyetuar vonesën e këture vaksinave, tha se kjo ka ndodhur për shkak se Kosova është parë si një vend me numër të ulët të të infektuarve.