Të fundit

Rritje e infektimeve me Covid-19 në rrethin e Piçinjës, Bujanoci më mirë se Presheva

Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi për Situata Emergjente në Vrajë, nga 484 mostra nga rrethi i Pçinjës, 183 janë pozitivë për koronavirusin.

Nga ky numër 123 janë nga Vraja, 18 nga Surdulica, 10 nga Vladiçin Han, 11 nga Bujanovac, 16 nga Presheva, 3 nga Trgovishta dhe 2 nga Bosilegrad.

Në 24 orët e mëparshme, numri i pacientëve të rinj në rreth ishte gjithsej 175, nga të cilët 116 nga Vraja.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc vetëm gjatë ditës së hënë  janë konfirmuar 14 raste të reja në Covid-19.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të infektarëve me Covid-19 ka arritur në 967 persona ndërsa vaksinimi po vazhdon sipas lajmërimeve online./Titulli.com/