Të fundit

Komuna e Medvegjës ndan 18 milion dinarë për organizatat sportive

Komuna e Medvegjës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për organizatat sportive, përcjell Ministria e Lajmeve.

Me vendim për buxhetin e komunës së Medvegjës janë ndarë mjete për financimin e programeve/projekteve në fushën e sportit me rëndësi për komunën e Medvegjës për vitin 2023, në shumë prej 18.000.000.00 dinarë.

Kujtojmë se komuna e Preshevës nuk ka paraparë mjete për organizatat sportive për vitin 2023.

Në vitin 2023, komuna e Medvegjës do të financojë klubet dhe shoqatat e mëposhtme sportive:

  1. Shoqata Sportive e Komunës së Medvedës nga Medveda,
  2. Klubi i basketbollit “Jablanica” nga Medveda,
  3. Klubi i futbollit “Jablanica” nga Medveda,
  4. Shoqata e Volejbollit “Jablanica” nga Medveda,
  5. Klubi i Karatesë “Jablanica” nga Medveda,
  6. Shoqata Aikido “Jablanica” nga Medveda
  7. Klubi i shahut “Gornja Jablanica” nga Medveda,
  8. Shoqata sportive “Slobodan stil” nga Medveda.