ShqipëriTë fundit

Dita ndërkombëtare e romëve, Meta:Premtimet e nismat të mos mbesin në letër

Në ditën Ndërkombëtare në Romëve, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në Facebook. Kreu i Shtetit shkruan se edhe ky 8 Prill , e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë.

Presidenti Meta apelon të mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtetë situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.
Postimi i Plotë:
Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë. Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë. Kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli. Po shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.