Komuna e Medvegjës ndan 18 milion dinarë për organizatat sportive
Komuna e Medvegjës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për organizatat sportive, përcjell Ministria e Lajmeve.
Me vendim për buxhetin e komunës së Medvegjës janë ndarë mjete për financimin e programeve/projekteve në fushën e sportit me rëndësi për komunën e Medvegjës për vitin 2023, në shumë prej 18.000.000.00 dinarë.
Kujtojmë se komuna e Preshevës nuk ka paraparë mjete për organizatat sportive për vitin 2023.
Në vitin 2023, komuna e Medvegjës do të financojë klubet dhe shoqatat e mëposhtme sportive:
- Shoqata Sportive e Komunës së Medvedës nga Medveda,
- Klubi i basketbollit “Jablanica” nga Medveda,
- Klubi i futbollit “Jablanica” nga Medveda,
- Shoqata e Volejbollit “Jablanica” nga Medveda,
- Klubi i Karatesë “Jablanica” nga Medveda,
- Shoqata Aikido “Jablanica” nga Medveda
- Klubi i shahut “Gornja Jablanica” nga Medveda,
- Shoqata sportive “Slobodan stil” nga Medveda.