Komuna e Bujanocit shpall konkurs për media
Komuna e Bujanocit ka hapur konkursin për bashkëfinancim të projekteve mediatike për vitin 2022.
6 milionë dinarë janë ndarë në buxhet për media.
Siç thuhet në tekstin e konkursit, anëtarët e komisionit që do të vlerësojë projektet do të jenë ekspertë të pavarur ose punonjës të medias, të cilët nuk duhet të jenë në konflikt interesi apo të kenë poste publike.