Të fundit

Ministria e Arsimit refuzon propozimin e KK të Bujanocit për ndërrimin e emrit në shkollën Bilaç

Ministrja e Arsimit Sllavica Gjukiq Dejanoviq vlerësoi se ishte vendim i papërshtatshëm ndryshimi i emërimit ‘Desanka Maksimoviqit’ nga emri i shkollës në Bilaç të komunës së Bujanocit.

Ajo theksoi se ministria merr vendimin përfundimtar për nisma të tilla.

Në momentin kur merrni vendim për emrin e një shkolle, dhe ministria me të vërtetë ka një rol definitiv në atë, në bazë të iniciativave të ndryshme, ju merrni në të njëjtën kohë vendim për anulimin e emrit të mëparshëm – tha Gjukiq Dejanoviq për. Tanjug.

Sipas saj, një lëvizje e tillë është e papërshtatshme për momentin.

Bujanoci ka njoftuar të mërkurën se shumica shqiptare në Kuvendin e Bujanocit ka votuar pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaçë me emrin e shkrimarit të njohur Ismail Kadare. Vendimi shpjegohet me faktin se në këtë shkollë nuk ka më nxënës serbë.