Komuna e Bujanocit shpall gjendjen e jashtzakonshme
Në seancën e Shtabitë komunale për situata të jashtëzakonshme Komuna e Bujanocit ka shpallur gjendje e jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi nesër, ditën e shtune 21 nëntor.
Ky vendim u mor për shkak të situatës shumë kritike epidemiologjike në territorin e komunës së Bujanocit.
Siç tha komandanti i Shtabit, Nagip Arifi, gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi të paktën deri më 1 dhjetor.
Nga nesër (e shtunë, 21 nëntor), orari i punës i ambienteve të hotelierisë, dyqaneve, kazinove, dyqaneve të basteve dhe objekteve të ngjashme do të jetë deri në orën 19 në vend se si më parë deri në orën 21:00.
Pesë mësimdhënës të Shkollës së mesme Sezai Suroi janë diagnostifikuar pozitiv me covid 19 andaj nga e hëna mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet online.
Vetëm në nëntor, në Bujanoc u regjistruan 115 raste të reja me koronavirus ndërsa në tetor kishte vetëm 15.