Të fundit

Në Bujanoc nuk ndalet muzika e vallja, marrin nuse dhe e publikojnë “live” dasmën

Ndonëse me rregullat për parandalimin e COVID-19 është e ndaluar mbajtja e dasmave, qytetarët e komunës së Bujanocit vazhdojnë të mos i përfilli ato. Qytetarët vazhdojnë të mos i binden shtetit dhe të organizojnë dasma dhe t’i publikojnë ato në rrjetet sociale, përcjell Ministria e Lajmeve

Qeveria e Serbisë dhe Shtabi për Kriza të Jashtëzakonshme në Bujanoc ka miratuar një sërë vendimesh për atë se çka lejohen të bëjnë qytetarët dhe çka jo për të frenuar përhapjen e pandemisë mirëpo si duket ato nuk janë duke u rrespektuar nga një pjesë e qytetarëve të komunës së Bujanocit.

Kujtojmë se si rezultat i ahengjeve private është rritur një numër i konsiderueshëm i të infektuarve me Covid-19 në këë komunë.

Madje në videon e publikuar nga vetë këngëtari kosovarë në profilin e tij në FB, ai ka shkruar se nuk ka virus.