Të fundit

Valon Arifi: Liburni eskurzion në Preshevë, shqiptarët e Luginës të përqarë për zgjedhjet e 3 prillit

Aktivisti i të drejtave të njeriut nga Presheva Valon Arifi ka reaguar ashpër ndaj Ministrit Liburn Aliu i cili sot vizitoj Luginwn e Preshevës.

“Liburni sikur edhe parardhësit e tij po vizitojnë Luginën e Preshevës pa pikën e strategjisë e ides se cilat janë projektet dhe pa strategji qeveritare se si do të bashkpunojnë ose përkrahin shqiptarët e Luginës së Preshevws”- është shprehur Arifi.

“Gati një vit qeverisje, as Liburni e as vet kryeministri Kurti nuk e kanë iden se cila është strategjia e Republikës se Kosovës në raport me shqiptarët në Serbi. Kanë gjithë këtë kohë që ende skan arrit me e përzgjedhë as kordinatorin për Luginë e me funksionalizu atë zyre” ka thënë aktivisti Arifi.

Ai është shprehur se tani në prag të zgjedhjeve nacionale në Serbi, partitë politike në Luginë janë thellësisht të ndara dhe është goxha e vështirë të dalin më në një listë të përbashkët siq kishin dalur në zgjedhjet e fundit ku ata siguruan 3 deputet.

“Është urgjente që Kosova e Shqipëria të ndikojn tek partitë shqiptare në Luginë që të krijojnë listën e përbashkët për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, dhe deri sot asnjër palë, as qeveria e Liburnit e as ajo e Shqipwrisw nuk po merret me këtë qështje” ka përfunduar Valon Arifi.