Komuna e Bujanocit aprovon buxhetin më të madh në historinë e saj: Mbi 17 milionë euro për vitin 2024
Qytetarë të dashur,
Sot, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit për këtë vit, aprovuam buxhetin për vitin 2024, i cili është më i madhi në histori të komunës sonë në vlerë prej 2.002.371.000,00 dinarë ose mbi 17 milionë euro.
Këto mjete do të shpërndahen në sferat që do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe zhvillimin e komunës sonë, si:
- Urbanizmi dhe planifikimi hapësinor 8.000.000 din.
- Shërbimet komunale 116.964.800 din.
- Zhvillimi ekonomik lokal 35.000.000 din.
- Zhvillimi i turizmit 15.804.200 din.
- Zhvillimi i bujqësisë 15.800.000 din.
- Mbrojtja e mjedisit jetësor 11.144.000 din.
- Organizimi i trafikut dhe infrastruktura rrugore 323.397.000 din.
- Arsimi parashkollorë 167.884.400 din.
- Arsimi fillor 586.133.020 din.
- Arsimi i mesëm 81.272.100 din.
- Mbrojtja sociale dhe e fëmijëve 44.010.000 din.
- Mbrojtja shëndetësore 37.700.000 din.
- Zhvillimi i kulturës 114.594.600 din.
- Zhvillimi i sportit dhe rinisë 13.700.000 din.
- Vetadministrimi lokal 330.513.180 din.
- Sistemi politik i vetadministrimit lokal 61.653.700 din.
- Efikasiteti energjetik dhe burimet e riprodhueshme 38.800.000 din.
Ndër projektet më të rëndësishme që do t’i realizojmë gjatë vitit 2024 do të jenë: Rregullimi i liqenit të Bujanocit, rregullimi i trotuarit dhe ujërave atmosferike në anën e djathtë në Rrugën e Gjilanit, ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, rekonstruimi i shkollës fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç, rekonstruimi i shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës nga Stadiumi deri te xhamia e Strukarëve përskaj Lumit në Tërnoc, si dhe projekte tjera infrastrukturore.
Njëherit, ky është edhe buxheti i fundit i aprovuar për këtë mandat, dhe shfrytëzoj rastin që t’i falemnderoj të gjithë këshilltarët e pozitës në Kuvendin Komunal dhe partnerët e koalicionit për bashkëpunimin e deritanishëm.
Poashtu, falemnderoj edhe këshilltarët e opozitës, të cilët me kritikat dhe sugjerimet e tyre.
Uroj që ky buxhet të prekë çdo qytetar tonin dhe të ndikojë në mirëqenien e secilit qytetar.
- Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit