FutbollSporti

Performancat fantastike me Lille, Edon Zhegrovës i rritet vlera në treg

Edon Zhegrova është pa dyshim futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës aktualisht.

Ylli kosovar është bërë një titullar i padiskutueshëm tek Lille.

Ndërsa, kapakun formës së jashtëzakonshme ia vendosi në ndeshje me Paris Saint-Germainin në fundjavën që e lamë pas, kur ishte i pandalshëm për futbollistët parisienë.

24 vjeçari në fakt i ka shënuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime në të gjitha garat në këtë sezon deri tash, shkruan “Gazeta Express”.