Të fundit

KKSH: Fakulteti Ekonomik në Bujanoc të transformohet në qendër rajonale akademike

Kryetari i Këshiilit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka pezantuar një fjalim gjatë takimit me palët e interesuara të fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc.

Ky është fjalimi i tij i plotë i publikuar:

BARAZI PËR TRANSFORMIM NË QENDËR AKADEMIKE Fakulteti Ekonomik i Suboticës – Departamenti në Bujanoc duhet të transformohet në qendër rajonale të studimeve akademike edhe në gjuhën shqipe. Si pjesëmarrës në takimin e përbashkët të palëve të interesuara (stakeholder committee) të Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, theksova se institucion i vetëm bilingual duhet të ofrojë barazia qoftë në ofrimin e studimeve në gjuhët përkatëse, qoftë në përfshirjen e komuniteteve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Tashmë në 10 vite administrimi, e posaçërisht vitet fundit nga dekani i kaluar ishin dekurajuese në mungesë të vizionit për përfshirjen e kuadrit lokal, shtimit të programeve e drejtimeve studimore si dhe avancimit në qendër serioze studimore. Kërkova ndër të tjera edhe zgjidhje për mungesës së teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe dhe bllokimin e nostrifikimit të diplomave nga universitetet e Kosovës në prani të Komisionerit për Pakica Nacionale Sh.T. Ambasadori Kairat Abdrakhmanov, Shefit të Misionit OSBE-së në Serbi Sh.T. Ambasador Jan Braathu, Ministrit të Arsimit në Republikën e Serbisë z. Branko Ruzhiq, Përfaqësuesit të Delegacionit të BE-së z. Martin Klauke, Drejtores së Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medegjë znj. Daniela Nenadiq, kryetarit Komunës së Bujanocit Nagip Arifit, rektorit të Universitetit të Novi Sad-it z. Dejan Mandiq e përfaqëseues të Fakultetit të Suboticës të udhëhequr nga z. Aleksandar Çuçkoviq. Aprovimi i rekomandimeve nga hulumtimi i OSBE-së për këtë institucion janë premtuese për qartësimin e masave që duhet ndërmerren dhe vizionin që duhet përmbush.