Të fundit

Arifi mirëpriti në takim kryetarin e Kamenicës Qëndron Kastratin

Tema të rëndësishme që bashkëbiseduan ishin bashkëpunimi ndërkomunal, përmes programeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me sfera të ndryshme, me rëndësi për të dy komunat.“Prezenca e personaliteteve të institucioneve kosovare kohëve të fundit në komunën tonë, tregon një interesim më të madh nga institucionet e Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.
Falënderoj kryetarin e komunës së Kamenicës dhe stafin e tij për vizitën e realizuar, duke shpresuar në bashkëpunim konkret dhe sinergji, në realizimin e programeve tona të përbashkëta në të ardhmen” ka deklaruar kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.