Të fundit

Arifi: Fillimi i punimeve të Xhamisë së madhe në Pishtinë është një lajm i mirë për gjithë besimtarët dhe Shqiptarët ku do qoftë që jetojnë

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka përshëndetur fillimin e punimeve të Xhamisë së madhe në Prishtinë.

Arifi nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij zyrtarë është shprehur se me ndërtimim e Xhamisë do t’i tregojmë edhe njëherë botës se shqiptarët karakterizohen nga tolerenca fetare dhe rrepeskti ndërfetar.

Ai mes tjerash ka uruar Bashkësinë Islame, qytetarët e Prishtinës, dhe gjithë shqiptarët e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë :

Fillimi i punimeve të Xhamisë së madhe në Pishtinë është një lajm i mirë për gjithë besimtarët dhe Shqiptarët ku do qoftë që jetojnë, por sidomos të Kosovës dhe Prishtinës.

Me ndërtimin e kësaj Xhamie, toleranca fetare, dialogu dhe respekti ndërfetar, që e karakterizon Popullin Shqiptar, do të ketë edhe një simbol më të fort dhe të qartë për identitetin tonë kombëtar dhe fetar.

Urime Bashkësise Islame, besimtarëve, Prishtinës, Rep së Kosovës dhe gjithë Shqiptarëve. Le të jetë një Xhami me shumë lutje për Popullin Shqiptar dhe mbarë njerëzimin!