Kjo është koha e meçit, Joshua – Pulev
Bokseri Britanik, Anthony Joshua do të ndeshet sonte me Bullgarin, Kubrat Pulev.
Meçi ishte paraparë të ndodhte 25 korrik të këtij viti, por u anulua shkaku i COVID-19.
Anthony Joshua thuhet se do të mbledhë rreth 10 milion £ nga mbrojtja e tij për peshat e rënda të titullit botëror kundër Kubrat Pulev.
Bullgari Pulev do të fitojë 3 milion £ nga lufta e së shtunës pra 7 milion më pak se Anthony Joshua.
Për një sfidë të tillë ishte prenotuar Tottenham Hotspur Stadium, me kapacitet 62.303 vende, megjithatë pasojat e pandemisë së Koronavirusit kanë prekur natyrisht edhe sportin e boksit, kështu që dueli Joshua – Pulev do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje, rreth orës 23:00, pikërisht në “O2 Arena”, me praninë e vetëm 1000 spektatorëve.
Pritet një mbrëmje e madhe e boksit, me shumë duele e rivalitet, ku madje dje kishte edhe përplasje në matjet e fundit zyrtare mes tyre.