LajmeTë fundit

Thaçi flet pas takimit të Ekipit Negociator me Mogherinin në Bruksel!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur korrekte dhe profesionale punën e sotme në Bruksel të ekipit shtetëror në dialogun me Serbinë që kryesohet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Sipas Thaçit njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara janë objektiv i Prishtinës zyrtare.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin. HTH