Novak Gjokoviq, pozitiv në testin për “Covid 19”

Aktualisht tenisti numër një botë, Novak Gjokoviq, ka rezultuar pozitiv në testin për “Covid 19”. Tenisti serb ishte organizator i turneut “Adria Tour”, i cili nisi në Beograd të Serbisë për të vazhduar në Zarë të Kroacisë. Mirëpo turneu në fjalë u ndërpre në Zarë, pasi që Grigor Dimitrov, konfirmoi se është pozitiv me koronavirus.

Gjokoviqi ishte në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë pjesëmarrësit dhe ishte pjesë e turneut, por edhe e ahengut pas garave, andaj pritej që të rezultojë me test pozitiv për “Covid 19”.

Ndërkohë me koronavirus është edhe bashkëshortja e tij, Jelena Gjokoviq, ndërsa nga pjesëmarrësit në “Adria Tour”, pozitiv në “Covid 19” janë edhe Borna Çoriç, Grigor Dimitrov dhe Viktor Troicki.