KryesoreLajme

Keida Gara, fituesja e Festivalit të këngës për fëmijë “Gëzimi Ynë”

Mbrëmë, ishtë nata e fundit e Festivalit tradicional për fëmijë që “Gëzimi Ynë” , që organizohet çdo vitë nga Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”.

Pjesmarrja e fëmijëve ishte shumë e madhe, dhe shumica e tyre ishin të talentuar në muzikë, e që e bëri dhe garën më të vështirë dhe më interesante në këtë festival. Vendin e parë rrëmbeu Keida Gara, në festivalit “Gëzimi Ynë”,për vitin 2019.

Më poshtë mund ti shihni dhe vendet e tjera me radhë që fituan fëmijët në këtë festival:

Fitueset e Festivalit të këngës për fëmijë janë:

Vendi i parë Keida Gara
Vendi i dytë Belina Emini
Vendi i dytë Djellza Nuhiu
Vendi i tretë Alina Abazi
Vendi i tretë Tringa Sadiku
Vendi i tretë Agnesa Sejdiu
Çmimi Special “Gëzimi ynë” Pranvera Haliti
Debutantja më e mirë Amela Selmani
Çmimi i publikut Azra Hyseni
Interpretimi më i mirë Eriona Zeneli
Vokali më i mirë Erda Bajrami
Çmimi Hit Eliza Jahiu
Urime dhe Suksese fitueseve!