Lajme

Kryeministri Rama nga Beogradi: Nga 1 janari i hapim kufirin mallrave serbe

Nga Beogradi ku ndodhet prej ditës së djeshme, gjatë konferencës për mediat Edi Rama nënvizoi të mirat që do të sjellë për shqiptarët, kompanitë dhe ekonomitë, nisma e ‘Ballkanit të Hapur.

Kreu i qeverisë tregoi gjatë konferencës për shtyp me presidentin serb, Vuçiç dhe përfaqësuesin e RMV, Dimitrov se në takimin e zhvilluar ka marrë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga sipërmarrësit e 3 vendeve për lehtësimin e procedurave të lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve.

Rama tha se nga 1 janari, Shqipëria do ti hapë kufirin mallrave serbë.