Kamberi për donacionin e Qeverisë kosovare: Faleminderit Albin, faleminderit Kosovë
Sot, përfundimisht u përmbyll procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në buxhetin e komunës së Bujanocit.
Për këtë edhe zyrtarisht njoftoi kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, transmeton Ministria Lajmeve.
Kamberi këtë donacion e ka vlerësuar një hap të madh dhe konkret nga ana e Qeveisë kosovare.
Postimi i plotë :
Sot, përfundimisht u përmbyll procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në buxhetin e komunës së Bujanocit.
Hap i madhë para. Realizim konkret.
Vendimi i marrë javën e kaluar nga Qeveria Kurti u bë realitet.
Standardi i ri i transferimit të drejtëpërdrejtë në llogarinë e komunës është risia dhe fenomeni.
Shuma prej 200 mijë eurove është poashtu standard i ri i vendosur nga kjo Qeveri dhe nga Kryeminstri Kurti.
Përfshirja e Luginës me 500 mijë euro ndihmë është përkujdesje dhe përkrahje.
Faleminderit Kosovë.
Faleminderit Albin.