Të fundit

Kamberi dhe Lutfiu në konferencë të përbashkët me gazetarët nga Kosova për Luginën

Deputeti Shaip Kamberi dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu në konferencë të përbashkët me gazetarët nga Kosova
“Në kuadër të aktivitetit “Njih Luginën” të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, bashkë me Nevzadin, kryetarin e KKSH, bashkëbiseduam me gazetarë nga Kosova.

Koordinimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve tona të përbashkëta mundësi e mirë për të përfaqësuar njëzëri problemet që na preokupojnë.” ka shkruar Kamberi

Ndërsa Kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu ka deklaruar që “Bashkë me deputetin Shaip Kamberi, realizuam një konferencë për mediat nga Kosova të cilët po qëndrojnë në Luginë për të realizuar kronika me moton, “Njih Luginën”.
Diskriminimi po i prek kufijtë e racizmit, prandaj zëri jonë ka nevojë për jehonë”