Të fundit

Takohen ‘Lul Konçuli’ dhe hoxha Halil Kastrati – “Së shpejti do të nis ndërtimi i 50 shtëpive në Luginë”

Biznesmeni i njohur në Minhen të Gjermanisē, Lulzim Maliqi i njohur edhe si “Lul Konçuli”, gjatë ditës së djeshme ka takuar, humanistin e madh shqiptar, hoxhën Halil Kastrati.
Në takimin Maliqi – Kastrati është biseduar për shumë çështje, por si çështje më e veçantë, është trajtuar projekti i Shoqatës Bamirëse – Jetimat e Ballkanit, mbi ndërtimin e 50 shtëpive në Luginën e Preshevës.
Sipas informatave të dalura nga ky takim i djeshëm, pritet që ky megaprojekt në Luginë të Preshevës, të nis për disa ditë, duke dashur organizatorët që kohën e saktë të fillimit të ndërtimit të 50 shtëpive t’a mbajnë në diskrecion.

Kujtojmë që, afaristi i suksesshëm, Lulzim Maliqi me prejardhje është nga Konçuli i Bujanocit, e me veprimtari në Minhen të Gjermanisë, shquhet për bamirësi ndër viset shqiptare dhe për sponsorimin e shumë klubeve shqiptare nga Lugina dhe Gjermania./LuginaLajm/