Kamberi: Parlamenti Evropian i jep shuplakë Serbisë së Vuçiqit
Pas votimit të rezolutës së Parlamentit Evropian ku dënohet ashpër procesi i zgjedhjeve në Serbi ka reaguar deputeti Shaip Kamberi i cili rezolutën e ka quajtur “shuplakë për Serbinë e Vuçiqin”
Reagimi i Shaip Kamberit
Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan sot në Strasburg një rezolutë që kërkon një hetim ndërkombëtar të pavarur për parregullsitë në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.
Me shumicë absolute prej 461 eurodeputetë, pushteti aktual në Serbi akuzohet për manipulim serioz të procesit elementarë të demokracisë- zgjedhjeve.
Në pikën e 10 thekson se PE është i shqetësuar për ‘pasivizimin’ e adresave të kategorive të caktuara të qytetarëve, gjë që ua heq të drejtën e votës.
Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të korrigjojnë këto shkelje të rënda të të drejtave zgjedhore pa vonesa të mëtejshme.
Përderisa sa në pikën 11 kërkon nga Republika e Serbisë që të adresojë shqetësimet për pjesëmarrjen e pakicave kombëtare në procesin zgjedhor, duke siguruar zbatimin e qëndrueshëm të kritereve për statusin e pakicës dhe duke adresuar dobësitë ndaj presionit dhe blerjes së votave.
Në pikën 12 PE i bën thirrje autoriteteve serbe që të ofrojnë zgjidhje institucionale për tejkalimin e problemeve aktuale; i bën thirrje Parlamentit dhe Qeverisë së Serbisë që të bëjnë çdo përpjekje për të funksionuar në mënyrë efektive, pa ciklin e vazhdueshëm të fushatave dhe zgjedhjet e shpeshta të parakohshme.