Kryesore

Kamberi, Lutfiu e Sinani u pritën në takim nga zv.kryeministri Bislimi

Sot Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu së bashku me deputetin Shaip Kamberi dhe këshilltaren e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, janë pritur në takim nga Zv/Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Besnik Bislimi. Tema kryesore e këtij takimi ishte Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginë- kështu thuhet në njoftimin e KKSh-së.

Poashtu për takimin e sotshëm ka shkruar edhe deputeti Kamberi në lidhje me bashkëbisedimin Bislimi

Njoftimi i plotë i Kamberit:

Sot, bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun, takova Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Dialog dhe Zhvillim, Besnik Bislimi.

Shprehem shqetësimet tona me qasjen diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.

Zvoglimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për një milion dinarë është i papranueshëm, e e papranueshme është edhe qasja e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë që porefuzon të punësojë 40 punëtor shëndetësor vetëm përshkak të përkatësisë etnike.

Kërkuam mbeshtetjen e Qeverisë së Kosovës për Luginë të Preshevës dhe përkrahjen në kërkesat legjitime.

Faleminderuam për angazhimin e Kosovës dhe gadishmerinë për të adresuar çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.