Kamberi: Është momenti që shqiptarët të kërkojnë vendet e rezervuara në parlamentin e Serbisë
Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka reaguar në lidhje me situatën e fundit të krijuar nga opozita në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi kosiideron se nëse do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, është momenti ku pakicat shqiptare duhet të dal me kërkesën për vende të rezervuara në parlamentin serb, përcjell Ministria e Lajmeve
Postimi i plotë :
Koha për vende të rezervuara
Kriza e sotme në parlament, qoftë e dirigjuar apo imponuar, po e çon Serbinë në zgjedhje të reja parlamentare dhe zgjedhjet për kryeqytet.
Shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare po imponon ndryshim të kushteve dhe sistemit zgjedhorë.
E sistemi i ndryshuar zgjedhorë do të duhet patjetër të trajtojë edhe kërkesat dhe nevojat e pakicave.
Ky do të jetë momenti që shqiptarët të dalin me kërkesën për vende të garantuara të përfaqësimit në parlament.