FutbollSportiTë fundit

“Pranë popullit shqiptar”, tifozët italianë shprehin solidarizimin me Shqipërin

Solidarizim me popullin shqiptar kanë treguar italianët edhe nëpër stadiume gjatë ditës së shtunë.

Në ndeshjen Genoa-Torino, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”.

Një banderolë të ngjashme kishin edhe tifozët në Serinë B, në ndeshjen Crotone-Cittadella.

“Forca, Shqipëri” ishte edhe një slogan i shpalosur nga ultrasit e Lecce.