Kafiteritë në Preshevë rrisin çmimet e pijeve
Një pjesë e kafiterive të Preshevës, kryesisht ato ku kohën kalojnë të rinjtë, kanë vendosur që nga sot ti rrisin çmimet e pijeve.
Kafiteria Trend, TheClub, Shpija Jon, XL Pub, XL Garden, Zakon dhe mini gallery Kub, janë dakorduar që nga sot të rriten çmimet e pijeve për konsumatorët e tyre, gjë që ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve në depotë e furnizimit.
Shumica e artikujve që konsumohen zakonisht nga dita e sotshme do të kushtojnë 10 dinarë më shumë krahasuar me çmimet e djeshme.