Të fundit

Tahiri: Pa luftë, nuk merren Presheva, Medvegja e Bujanoci (video)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shfaqur ashpër kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Ai madje në Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se Presheva, Medvegja e Bujanoci, s’mund t’i bashkohen Kosovës, pa luftë, njofton Klan Kosova.

”Kjo punë nuk është me lujt ‘puzzle’”. 

”Në këtë shtet ka një histori. Riorganizimi territorial është eksperimenti  më i gabueshëm, ka qenë projekti i parë i kryeministrit serb Zoran Gjingjiq”.

”Shkëmbimi territorial, është gabimi më fundamental që i bëhet kombit shqiptar, dhe këtij shteti”.

”Kjo është Kosova”.