Lajme

Vuçiq: Palmer dhe Lajçak e dinë çka mund të flasin me Serbinë për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se zyrtarët perëndimorë e dinë se për çfarë mund të flasin me Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ai gjithashtu deklaroi se i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak gjatë takimit me të u përpoq të gjente një mënyrë racionale për vazhdimin e dialogut, raporton Tanjug.

Kreu i shtetit serb i bëri këto deklarata pas pyetjes së gazetarëve gjatë adresimit të tij se nëse është ofruar një zgjidhje konkrete, çfarë i ofrohet Serbisë dhe për çfarë do të negociojë Serbia, nëse Palmer thotë se SHBA janë për njohje reciproke.k.k.