Kadri Shala lajmërohet nga arratia: Paratë më dolën në llogari, mendova se ishin të kompanive
Kryeprotagonisti i përmendur në vjedhjen e Thesarit të Shtetit, më në fund u bë i gjallë.
Përmes vëllait të tij, mbrëmjen e së shtunës ka dorëzuar një letër të shkruar me dorë ne redaksinë e Gazetës Express.
Aty, Shala e përshkruan thjeshte këtë histori e cila është skandali me i madh qeveritar në historinë e Kosovës. Shala thotë se thjesht paratë iu transferuan në llogarinë e tij bankare. Paralajmëron se brenda tre ditësh do te dorëzohet ne Polici.
Kadri Shala emri më i përfolur i këtyre ditëve ka vendosur që të flas për ngjarjen që bëri bujë të madhe e që ka të bëjë me 2,1 milionë eurot që nga Thesari i shëtit, u transferuan në llogarinë e kompanisë së tij “LDA – Group”.
Ai ndodhet jashtë Kosovës, por ka shkruar një letër.
Në këtë letër që mban datën 24 tetor 2020, Shala ka treguar historinë se si ka përfunduar një shumë kaq e madhe e parave nga buxheti i shtetit në llogarinë e firmës së tij.
“Diku rreth orës 3 kam shkuar në bankomat të TEB Bankës në Prizren për t’i tërhjekur një shumë të mjeteve për nevojat e mija përsonale nga llogaria e firmës të cilës jam përfaqësues, LDA Gruop, pasi në llogari kam pasur mjete të mjaftueshme afërsisht 20 000 euro. Në atë moment kam vërejtur se shuma në llogari ishte mbi vlerën të cilën e kam pasur.
“Nga ai moment kam menduar se kam pranuar mjete nga kompanitë me të cilat kam punuar por nga përmbaruesit të cilët i kam angazhuar për kompanitë të cilat më kanë obligime”, shkruan Shala në letrën e tij
Më pas Shala posa ka marrë këto para ka nisur t’i shlyej borxhet që ua kishte personave apo kompanive.
“Dhe kështu kam menduar që t’i fshij obligimet që i kam ndaj personave fizik dhe juridik gjegjësit firmave që u kam pasur obligim”.