Lajme

Raportime të reja për bomba në urat e Beogradit

Pas raportimeve kërcënuese për bomba të vendosura në shkollat fillore të Beogradit, pasditen e 16 majit arritën kërcënime të reja se ishin vendosur bomba në urat në qytetin e Beogradit si dhe në qendrën tregtare “Stadiumi” (Stadion), konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se Ura e Brankos, Ura e Gazelës, Ura e re hekurudhore, si dhe Ura e Pançevës janë ndër lokacionet ku janë marrë raportimet për bomba.

Raportimi për bombë ka arritur edhe në qendrën tregtare “Stadiumi” në Beograd, ku në orën 16:30 është caktuar ndeshja mes KF Vozhdovcit dhe KF Partizanit, transmeton RTS-ja.

Raportimet për bombat e vendosura kanë arritur, në mëngjesin e 16 majit, në 97 shkolla fillore dhe të mesme të Beogradit, ndërkaq pas verifikimeve në një numër të madh shkollash është konstatuar se njoftimet ishin të rreme, njoftoi Ministria e Arsimit e Serbisë.