Jovanoviq: Qëndrimi i Kishë serbe i qartë – s’ka ndarje dhe as njohje të Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije – DSS) Milosh Jovanoviq ka vlerësuar se është mirë që patriarku serb Irinej, pas takimit me kreun shtetëror serb për Kosovën, ka thënë se është me rëndësi që shteti e kisha kanë mendim të njëjtë për Kosovën.
„Kjo është shumë e rëndësishme pasi që qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe është absolutisht i qartë dhe si i tillë ai është paraqitur në mesazhin e Kuvendit të Sinodit e mesazhi thotë se Kosova është Serbi dhe se kurrfarë ndarjeje, rikufizimi apo njohje të secesionit nuk vjen në konsiderim”, ka thënë Jovanoviq njofton agjencia serbe e lajmeve beta.
Ai ka shtuar se edhe pse Serbia është shtet sekular, është mirë që kreu shtetëror është takuar me patriarkun dhe ka folur për Kosovën për të cilën qëndrimi i Kishës është shumë i rëndësishëm.
„Këto takime do të duhej të mbaheshin në format më të gjerë dhe në to do të duhej të përfaqësoheshin të gjithë aktorët relevantët politikë“, ka vlerësuar Jovanoviq.