Lajme

Situara në veri: Mbyllet pika kufitare në Bërnjak

Është mbyllur pika kufitare në Bërnjak.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare Bërnjak është mbyllur për hyrje në Kosovë, ndërsa për dalje është ende e hapur.

Si rezultat i një sulmi në orët e hershme të së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ka mbetur i vdekur një rreshter policor, ndërsa është plagosur një tjetër.