Shqipëri

Infermierja shqiptare që shkoi në Itali: E di ç’po ndodh, por nuk trembem

“Keni 30 vjet që na ndihmoni dhe është minimumi që mund të bejmë për këtë vend”. Kështu është shprehur një infermiere e ndihmës së shpejtë, një 35 vjeçare nga Tirana që bën pjesë në grupin e 30 mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur në Brescia, ku do të kryejnë shërbim në spitalin e qytetit për koronavirusin, sikurse bën me dije agjencia e lajmeve ANSA. “Jam e vetëdijshme për çfarë po ndodh në spitalet e Brescias, por nuk trembem”, ka thënë infermierja që kujton se ka jetuar 15 vite ne Napoli.

Grupi i mjekëve shqiptarë pasi ka mbërritur në Romë, përmes një fluturimi të dedikuar është ndaluar në aeroportin “Valerio Catullo” të Veronës, për të shkuar më pas në spitalet e Berscias dhe Bergamos, zonat më të goditura nga epidemia.

Më herët përmes një psotimi në tuiter shoqëruar me foton e flamurit shqiptar, Kryeministri italian kishte falenderuar shtetin shqiptar për këtë ndihmë./Opinion.al