Lajme

Hungaria i mbyll kufijtë e saj nga 1 shtatori

Hungaria do t’i ndalojë plotësisht të huajt që të hyjnë në territorin e saj që nga e marta, 1 shtator.

Nga 1 shtatori, qytetarët e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në territorin e Hungarisë.

“Qytetarët hungarezë që kthehen nga jashtë do të duhet të hyjnë në një karantinë dy-javore ose do të duhet të paraqesin dy teste negative për koronavirusin,” tha kreu i Zyrës së Kryeministrit, Djerdj Djulas.