Lajme

Hashim Thaçi për Sali Berishën: Ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se deklaratat se ai, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama, dyshohet se kanë diskutuar për ndarjen e Kosovës, janë paragjykime dhe ekzagjerime të opinioneve për ndonjë grusht vote.

Ai tha se ish-Kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka bërë mëkate të mëdha ndaj UÇK-së, njofton Ministria Lajmeve.

“Të gjitha janë paragjykime. Sa i përket Berishës, unë çuditem se si ai nuk ka pasur kurrë guximin të i drejtohet apo ta kundërshtojë opinionin për shkëmbim territoresh nga Rugova, Qosja apo Daci. Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës dhe këto mëkate kanë qenë paralele të luftës në terren kundër shqiptarëve dhe propagandës ndaj UÇK-së të Berishës”.

“Unë kam shkuar në zyrën e tij në vitin 1999 dhe pastaj kemi pasur një komunikim normal, kur jam zgjedhur Kryeministër, kemi pasur një respekt për lakmi. Tani nuk e kuptoj dhe shprehi keqardhje për gjendjen e tij emocionale si gërmadhë e skenës politike shqiptare”.

“Nëse dikush mendon që dialogu i Kosovës me Serbinë, ka qenë i dëmshëm, mendoj se është shumë naiv, për arsye se ka qenë një proces krejt transparent dhe i koordinuar ngushtë me mbështetje të SHBA-ve”, ka thënë Thaçi në emisionin Opinion.