Hasani: Zyrja e hapur për Luginë nga Qeveria e Kosovës mundë të ketë fatin e Rezolutës!
Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI
Hapja e një zyre për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës për ofrimin e asistencës për qytetarët e asaj Krahine mundë të ketë fatin e Rezolutës së miratuar nga Parlamenti i Kosovës .
Rezoluta
Kujtoj opinion e gjër se më 6 qershor 2013,Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ku me 74 vota pro dhe 4 kundër është miratuar teksti i rezolutës. Ndër të tjera parashikon që Kosova të kujdeset për të zhvendosurit , vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë Serbët në veri të Kosovës me shqiptarët respektimin e të drejtave të shqiptarëve si dhe të hapen zyra në Prishtinë e Gjilan.Asnjëra nga këto pika nuk jan përmbajtur. Prishtina zyrtare në vendë që të ngrisë mbështetjen përmesë kësaj rezolute për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë është duke e ulur rolin, rëndësin dhe mbështetjen që do të duhej tu jepte.
Zyrja për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë
Më datën 28 shtator 2020 Qeveria themelon Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës , këtu jepët lajmi. Prandaj edhe këssaj here banorët e kësaj krahine nuk trajtohen aspak drejtë.
KURSE ,
Më 30 dhjetor 2014,është hapur zyrja për Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë, vetëm në Gjilan edhe pse është nuk është dashur që kjo zyrë ndërlidhëse në Gjilan të hapet ndaras nga ajo në Prishtinë dhe anasjelltas. Koordinatori që do të udhëhiqte do të harmonizonte punët me dy zyrat duke caktuar një strategji veprimi edhe me Medvegjë, Bujanoc e Preshevë por edhe me Qeveri, Presidencë, Parlament dhe me diplomacinë kosovare nëpër botë, por edhe me Tiranën zyrtare, Shkup e qendra tjera të hapësirës sonë shqiptare dhe instanca ndërkombëtare. Sipas tij, dy zyrat së bashku do të duhej të kompletohen me koordinatorin në krye por edhe detyrat dhe përgjegjësit e tyre të caktohen. Zyrja nuk filloi as me stafë e as detyra e përgjegjësi të caktuara.
Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë
Më 27 qershor 2013,është miratuar vendimi i KK të Gjilanit dhe është formuar Komiteti përbashkëpunim ndërkufitarë.Ky komitet, ka kuptimin jo vetëm për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë por edhe për Kumanovë e Likovë. Komuna e Gjilanit është dashur që komitetin për bashkëpunim ndërkufitar ta funksionalizoj dhe të paraqes projekte në interes të trekëndëshit kufitar në investim e partneriteti në projekte të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar që ndahen nga programe e grande të IPA I dhe IPA II të BE-së.Kuvendi Komunal i Kamenicës dhe i Prishtinës ende nuk ka formuar Komitetin në fjalë.
***
Ende Kuvendi i Komunës së Kamenicës,Gjilanit dhe Prishtinës nuk kan shpalluar binjakzime, miqësime dhe vllazërime me Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ende këto tri Komuna që kufizohen nuk i kan rekomanduar Parlamentit dhe Qeverisë për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit shqiptar që vijn nga këto tri komuna. Pra,nuk është ndihmuar kështu as me Rezolutën, Zyrën e as me Komitetin për bashkëpunim ndërkufitarë për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të tri instancave gati prej letre. Prishtina zyrtare e aqë më pakë nga Tirana zyrtare si dy qendra nuk ndihmojn as me këto tri veprime të ndërmarra si mundë të ndërroj qasja e të tjerëve ndaj kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.