Të fundit

Nga Serbia pa teste dhe karantinë mund të udhëtoni vetë në 17 shtete

Kufizimet ne udhetime u preken te gjitha shtetet, perfshire edhe Serbine, shtetasit e se ciles mund te udhetojne vetem ne 17 shtete pa test PCR ose serologjik ose karantine.

Ne webfaqen e ministrise se puneve te jashtme u njoftua se shtetasit serbe mund te udhetojne lirshem ne: Shqiperi, Bullgari, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovine, Xhamajke, Kongo, Dr Kongo, Meksike, Oman, Palau, Pakistan, San Marino, Sudan, Turqi.

Hyrja pa test dhe karantine lejohet gjithashtu edhe ne SHBA, pervec qytetareve te cilet nuk kane qendruar ne Kine, Iran dhe ne vendet e Shengenit, Britanin e madhe dhe Brazil. Qytetarët e Serbisë mund të hyjnë lirshem edhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

Gjithashtu, në fillim të kësaj jave, një lajm i mirë erdhi nga Ljubljana: Qeveria e Sllovenisë ka vendosur që qytetarët e Serbisë mund të kalojnë kufirin lirshëm.

Kush hapi kufijte në shtator?

Nga 24 shtatori, qytetarët serbë mund të hyjnë në territorin e Qipros nëse kanë një test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, aty mund të gjenden të gjitha detajet në lidhje me udhëtimin e turistëve serbë jashtë vendit.

Nga 10 shtatori per qytetaret serb dhe te huaj eshte vendosur kufizimi per ne Maldive dhe eshte i nevojshem testi negativ PCR jo me i vjeter se 72 ore.

Diku me teste, diku pa kushte: Si mund te udhetojne qytetaret e Serbise ne vendet e rajonit?
Tunizia gjithashtu hapi kufijtë për qytetarët e Serbisë me një test negativ PCR. “Serbia është zhvendosur nga zona e kuqe në zonën portokalli, që praktikisht nënkupton se për të hyrë në Tunizi, nevojitet një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se 120 orë,” tha Ambasada.

Rregullat për Egjiptin ndryshuan në fillim të këtij muaji, kështu që nga 1 shtatori, të gjithë udhëtarët që vijnë në Egjipt kanë nevojë për një test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë. “Regjimi i hyrjes me provën e detyrueshme negative zbatohet në destinacionet turistike si Hurghada, Sharm el-Sheikh, Taba, Mars Alam, Mars Matruh dhe është i vlefshëm në të gjithë territorin e Egjiptit”, thuhet në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Sa i përket Greqisë, megjithëse vendi ynë ka qenë me numrin më të ulët të njerëzve të infektuar në rajon për javë të tëra, Grekët kanë qëndruar të palodhur dhe do të mbajnë mbylljen e kufijve edhe me tej.