Lajme

Haxhiu: Vjosa Osmani i dhuroi fitoren VV’së, e vetme s’mund të kalojë pragun zgjedhor

Baton Haxhiu thotë se ishte Vjosa Osmani ajo që i dha fitoren Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundi. Sipas tij, në tërë fushatën zgjedhore diskursi i saj nuk ishte fitues, por në funksion të partisë së Albin Kurtit.

“Nuk e di sakt sa do të tërhjek Vjosa Osmani (nga LDK) . Nuk e di sepse ka rezultuar dikur që LDK’ja përkrah ndonjëherë njerëz brenda partisë së saj që e kundërshtojnë liderin por e dojnë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dyshoj që Vjosa Osmani ka kapacitet me bo diçka vetë”, tha Haxhiu i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Ajo ja ka dhuruar fitoren VV’së me pafuqinë e saj”, tha Haxhiu.

“Realisht këtë bindje e kam pasur edhe para zgjedhjeve. E kam pasur bindjen që Vjosa Osmani ka bërë shkarjen dhe është vetëm në funksion të VV’së. Ndash me diskurs…një kandidate e cila lufton për vendin e parë, kryeministrin, nuk nxjerr asgjë për VV’në gjatë krejt fushatës zgjedhore derisa ballafaqimin kryesor e ka me Albin Kurtin, atëher ajo o s’e kupton politikën o është në funksion të dikujt tjetër”, shtoi tutje Haxhiu.