Haradinaj mesazh të fortë Ramës: Mos bëjë zhurmë kot për ‘bashkim kombëtar’ por përfundoje Rrugën e Kombi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë në Ora News, kërkon nga KM Edi Rama që të mos bëjë folklorizëm rreth bashkimit kombëtar por të punoj që kjo ëndërr të bëhet realitet.
KM Haaradinaj thotë se liderët shqiptarë bëjnë vetëm zhurmë rrethe bashkimit kombëtar dhe në të njejtën kohë nuk punojnë asgjë. Si shembull konkret kryeministri Haradanaj përmendi Rrugën e Kombit e cila ka mmbetur në gjysmë dhe Edi Rama nuk po bën asgjë që kjo rrugë të përfundohet.
“Nëse Edi Rama e dëshiron bashkimin me Kosovën, le ta përmbyllë rrugën me Kosovën, le të punon dhe mos të flet shumë”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai shtoi se Kosovës dhe Shqipërisë i duhet hekurudha dhe për këtë nuk po bëhet asgjë.